TIRANE – UKT njofton se për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme, në zonën e Kombinatit do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm.

Kufizimet do të ndodhin gjatë mesditës së sotme, ndërsa UKT sqaron se kjo vjen për shkak të disa problemeve të furnizimit me energji elektrike në dy nga stacionet e pompimit në këtë zonë.

Stafi i UKT-së po punon intensivisht për kthimin e normalitetit për furnizmin me ujë të banorëve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: