Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur nga një automjet të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në euro, dollar e lekë.

I arrestuari është shtetasi me iniciale G. T(M)., i cili sipas policisë rezulton i dënuar më parë disa herë për vjedhje. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se 46-vjeçari vodhi në automjetin e shtetases B.L, i  parkuar në zonën e Medresesë, çantën brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme parash(rreth 47 milion lekë, një pjesë në euro dhe dollarë), kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar shumën e parave që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb