TIRANE – Nje 31-vjeçare në Tiranë ka konsumuar një sasi ilaçesh pas gjendjes së rënduar mendore dhe ka përfunduar në spital.

Sipas policisë 31-vjeçarja V.D, banuese në kryeqytet, i ka konsumuar medikamentet për arsye xhelozie.

Njoftimi i policise

“Më datë 02.01.2018, shtetasja V.D, vjeç 31, banuese në Tiranë, në banesë ka konsumuar medikamentet për arsye xhelozie, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim,” shkruan policia.

 (BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb