Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e forumit” Inteligjenca e Botës”.

Ai u shpreh se vendi ynë është duke u përpjekur të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, por se jo gjithçka po shkon siç duhet.

“Ne jemi jashtë klubit dhe përpiqemi të hyjmë në klub. Nga një anë ndihemi të inkurajuar nga ky moment i ri dhe nga kjo atmosferë e re që për fat të keq duhet të falenderojmë Putinin, por nga ana tjetër shohim ende që ka diçka që nuk shkon sepse po, ka shumë përpjekje që po bëhen, por është një Mario tjetër që me këmbëngulje na thotë gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Kjo është sit ë dëgjosh një muzikë të mrekullueshme por Titaniku nuk po merr kthesën dhe para nesh është një ajsberg.

Flasim për një Europë dhe një treg, por nga ana tjetër në një dokument të fortë, Ballkani Perëndimor nuk ishte aspak i përfshirë në të. Kjo duket sikur është një vendim luks të na lësh jashtë.

Ajo që vë re është një prirje nacionaliste e shumë vendeve që duhet të ishin fari i BE. Kjo është dëshpëruese sepse ishim ne ata që ishim nacionalistët.
Dëshpëruese të shohësh të na smbrapsin sepse ka disa që na kushtëzojnë. Dëshpëruese të shohësh qeveri të moderuara demokratike që nuk janë plotësisht në krye në lëvizje sepse politika për një BE më të fortë e të bashkuar kushtëzohet nga ekstremet.

Nuk besoj se 2027 do të na presë lumturisht me kompetencën e vetos nëse nuk ndryshon brenda BE-së, nuk do të ketë vend në BE për ne nëse nuk ndryshon diçka brenda Unionin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb