“Pokeri” i “seleçaos” solli për tifozët pak aromë futbolli të bukur, futbolli bio, lojë e shpejtë, futboll sulmues. Sigurisht që Koreja e Jugut ia bëri pak gjërat më të lehta, nuk ishte në nivelin e duhur për të përballuar Neymar me shokë të cilët ishin shpërthyes që në pjesën e parë duke realizuar 4 gola brenda 36 minutash.

Të gjithë në radhët e 5 herë kampionëve të botës ishin në formë fantastike, madje edhe vetë trajneri Tite i cili festoi së bashku me lojtarët. Fjalët e tij të para në konferencë për shtyp shkuan pikërisht për Neymar:

Pele Brazil
Pele Brazil

“Kur një skuadër dëshiron të sulmojë, të luajë në atë mënyrë, është me e qetë kur ka një lojtar si Neymar, i cili është i aftë të bëjë diferencën, një lojtar që ka karakteristikat e një lideri. Të gjithë kanë karakteristika të ndryshe, por Neymar është në qendër.

18 raste, 10 gjuajte në kuadrat? Në sfida të tilla është shumë i rëndësishëm ekuilibri, nëse e humbet për një moment, mundësia për të gabuar rritët ndjeshëm”, u shpreh Tite.

317796198 6702983309717459 8738165649798580833 N
317796198 6702983309717459 8738165649798580833 N

“Ka ardhur ora të shohim larg. Ëndrra jonë është të fitojmë titullin, por duhet të vijojmë hap pas hapi. Kjo ishte ndeshja e katërt, na duhen edhe tre të tjera. Jemi në rrugën e duhur, të përqendruar në maksimum për të fituar këtë titull”, u shpreh Neymar duke u rikthyer te dëmtimi i pësuar që mund të rezultonte fatal: “Kisha shumë frikë pasi në këtë Botëror erdha në kushte perfekte, pas një fillim sezoni shumë të mirë. Ky dëmtim më bëri të vuaj jo pak, kam kaluar të gjithë natën duke qarë me familjen time. Në fund ia vlejti e gjithë kjo sakrificë”, u shpreh Neymar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: