Tite, trajneri i Brazilit, shijon suksesin përballë Zvicrës, një tjetër fitore e pastër që i dhuroi një biletë për në fazën e 1/16:

“Ishte një fitore e grupit, kalimi i grupit është një proces evoluimi i këtyre katër viteve të fundit.

Tite Cropped W2s0z8oqavqb1rqmb80w8y250
Tite Cropped W2s0z8oqavqb1rqmb80w8y250

Casemiro mesfushori më i mirë në botë? Në natyrën time unë i respektoj të gjithë mendimet, mund dhe të mos e komentoj këtë pyetje, por këtë herë do bëj një përjashtim, jam dakord me këtë që thua. Ishte ndeshje e parë pa Neymar, ai është një lojtar i veçantë, ndryshe nga të tjetër, është një lojtar që mund të bëj gjëra të paimagjinueshme. Na mungon kreativiteti i tij, por kemi edhe shumë lojtarë të tjerë që janë gati të shfrytëzojnë shansin e tyre”, u shpreh Tite në konferencë për shtyp.

Cas
Cas

Njeriu i ndeshjes, Casemiro, theksoi se ishte shumë e rëndësishme që të kalonin këtë grup, në këtë formë: “Objektivi i parë ishte të kalonim grupin, kjo ishte shumë e rëndësishme, mbi të gjitha në një grup kaq të vështirë. Rezistuam mirë, nuk e humbëm kurrë qetësinë, fal zotit erdhi dhe goli”, theksoi Casemiro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: