Amir Rrahmani prej kohësh është kthyer në një titullar fiks te Napoli. Trajneri Spalletti është i “dashuruar” pas kapitenit të Kosovës, në çdo rast nuk e fsheh vlerësimin për qendërmbrojtësin e tij, ndërsa drejtuesit e klubit kanë nisur punën për rinovimin e kontratës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, presidenti De Laurentiis do të ulët në një tavolinë me përfaqësuesit e Rrahmanit, më saktë me Adrian Aliajn, menaxherin e tij, për të diskutuar detajet e rinovimit.

Fiorentina Napoli 1 2 Rrahmani
Fiorentina Napoli 1 2 Rrahmani

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, De Laurentiis duhet të bëjë një sakrificë ekonomike pasi me kontratën e re parashikohet një rritje të rëndësishme e pagës. Rrahmani së bashku me Kim janë një dyshe fiks në qendër të mbrojtjes, e tashmja dhe e ardhmja e Napolit.

Aktualisht, Rrahmani ka një kontratë deri në 2024 nga ku përfiton 1,3 milionë euro, ndërsa nga kontrata e re pritet të përfitojë 3 milionë euro, plus bonuse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb