PSV Eindhoven është shpallur matematikisht kampion i Holandës, duke fituar titullin e 27-të në historinë e klubit, me pesë javë para përfundimit të kampionatit. Skuadra siguroi matematikisht titullin pas barazimit të rivalit të tyre më të afërt Feyenoord, me ekipin nga Rotherdami që barazoi të dielën 0-0 në transfertë nda Volendam, duke bërë që diferenca 5 javë nga fundi i Eredivise të shkojë në 17 pikë.

Sezoni i PSV-së ka qenë dominues, me statistika mbresëlënëse: 23 fitore, vetëm 4 humbje dhe gjithsej 71 pikë. Sulmi ka qenë arma kryesore, me 82 gola të shënuar dhe një mesatare prej 2.8 golash për ndeshje. Falë këtij suksesi, PSV siguron edhe pjesëmarrjen direkte në fazën e grupeve të Champions League për sezonin e ardhshëm. Ky është titulli i tretë radhazi për klubin nga Eindhoven, një arritje që nuk ndodhte prej vitit 2008, duke konfirmuar dominimin e tyre në futbollin holandez.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: