Sezoni i Partizanit mori një goditje të fortë pas dy humbjeve në derbi dhe një ecuri jo pozitive në përgjithësi e cila ka vënë ndjeshëm në pikëpyetje çdo objektiv të klubit kryeqytetas. Europa mbetet shpëtimi i vetëm për të kuqtë por dhe ky objektiv është jo pak i vështirë. Adolfo Sormani është i vetëdijshëm për vështirësitë që e presin pas rikthimit në fushë ku mbi të gjitha i druhet dëmtimeve:

“Tani ka ndryshuar gjithçka, unë e kam të vështirë të parashikoj dhe të flas tani për objektiva. Duhet të shikojmë gjendjen fizike dhe dëmtimet, që sipas meje do jenë të shumta. E mira është të mendojmë për to. Mund të them se objektivi i skuadrës është të arrijmë Europën, ky është minimumi që duhet të arrijmë. Duhet të bëjmë më të mirën për ta arritur”.

Këtë të mërkurë të kuqtë presin Skënderbeun në kryeqytet, një sfidë që për teknikun italian do ti ketë të gjitha:

“Mendoj se ndeshjet nuk do të kenë intensitet të lartë. Do ketë momente nervozizmi dhe lojë të egër, por do ketë edhe momente qetësie, pasi lojtarët nuk kanë ritëm të madh. Do të jetë një ndeshje me rivalitet, përveç kësaj duhet parë me kohën se çfarë do të ndodhë. Objektivi për këtë ndeshje është gjithmonë i njëjtë, pavarësisht atyre që kanë ndodhur”.

Sormani nxjerr Partizanin nga gara për titull por nuk beson që as Kukësi mund të rivalizoj Tiranën:

“Mendoj se kjo mund të ndryshojë, vetëm nëse Tiranës i bie të fikët. Kukësi është më afër dhe gara për titull mendoj se është ende e hapur. Janë edhe 10 ndeshje me 30 pikë në lojë, që nuk janë pak, por duhet parë edhe reagimi i Kukësit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: