Al-Nassr pësoi disfatë 1-3 në shtëpi ndaj Al-Raed, në sfidën e javës së 23-të të kampionatit arab. Një disfatë që komplikon shumë edicionin e Ronaldos me shokë, pasi tashmë diferenca me Al-Hilal kryesues është 9 pikë.

Në KSU Stadium (Riyadh), mysafirët realizuan me El Berkaoui, ndërsa Yahya vendosi ekuilibrat në 1-1 në të 24-tën minutë. Në pjesën e dytë të besuarit e Luiz Castro pësuan dy gola. Fouzair dhe Sayoud i dhuruan fitoren Al-Raed, skuadër që merr 3 pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë. Ndeshja e radhës për Al-Nassr është ndaj Al-Ahli, takim ky i programuar të mbahet me 15 mars.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: