I mirënjohuri Christian Vieri analizoi garën për titull në Serie A në sezonin e ri.
“Edhe pse Napoli është kampion dhe në teori duhet të jetë favorit, unë mendoj se Interi ka skuadrën më të fortë. Sigurisht, ky është mendimi im personal, mund edhe të gaboj.
Milani? Milani është ende në ndërtim e sipër. Kanë humbur dy lojtarë shumë të mëdhenj dhe do duhet të gjejnë zëvendësues të denjë. Merkatoja është ende e hapur, do të shohim në fund çfarë do të arrijnë të bëjnë”- tha ai.
