Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në Pogradec, në aksin Pogradec–Qafë Thanë, duke shtuar bilancin e ngjarjeve të regjistruara në këtë segment rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak çaste më parë, ndërsa ambulanca është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të plagosurit. Mësohet se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesit, por burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai po reagon, ndërsa pritet transportimi i tij drejt spitalit për trajtim mjekësor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb