KRUJA
Një tjetër automjet i djegur në Shqipëri në orët e para të këtij 27 nëntori.
Automjet ka marrë flakë në oborrin e një banese në “Urën e Gjolës”.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 27.11.2020, në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
