Lecce po vazhdon përgatitjet për fundjavën, ku do të përballet me Interin. Mbrojtësi shqiptar Kastriot Dermaku është dëmtuar në stërvitje, duke humbur kështu sfidën ndaj zikaltërve.

Trajner D’Aversa duhet të provojë zgjedhje të tjera, në prapavijë. Dermaku po kalon vite mjaft të vështira, për shkak të dëmtimeve të shpeshta, që kanë kushtëzuar paraqitjet e tij. Lecce renditet në vendin e 12-të me 20 pikë, objektivi është qëndrimi mes më të mirëve. Nëse do ia dalin mbanë apo jo, na duhet të presim e të shohim.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: