TIRANE- Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, pasi një 55-vjeçar që vuante dënimin në burgun e Fierit ka ndërruar jetë pas probleme me zemrën.

Sipas burimeve policore bëhet e ditur se Adem Alushi, nga Saranda vdiq rreth orës 04:50, në Reanimacionin e QSUT, nga shkaqe shëndetësore. Ai ishte shtruar në spital prej datës 11 shtator, ndërsa ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Nr.Unik 2016. Po sot, 54-vjeçari Fadil Hoxha ndërroi jetë pas komplikacioneve në zemër, ndërsa vinte nga paraburgimi i Lushnjës, ku ishte shoqëruar për vjedhje.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb