Futbolli është përsëri në zi. Është rasti i disatë brenda pak kohe që një futbollist ndërron jetë në të njëjtën mënyrë. Rasti më i njohur ishte ai i kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, dhe më pas një futbollist në Francë. Kësaj here bëhet fjalë për kapitenin 18-vjeçar të ekipit të të rinjve të Mansfield Town. Emri i tij është Rajan Evans.

Klubi anglez ka lajmëruar vdekjen e tij.

“Jemi të pikëlluar për këtë lajm. Mendimet tona shkojnë për familjen e Rajan. Ai ishte një lojtar dhe lidër fantastic, gjithmonë i gashëm për të mësuar dhe kishte një entuziast të pashoq”, shkruhet në reagimin e klubit.

Dyshimet janë se Evans mund të ketë patur një problem me zemrën. Ai ka ndërruar jetë në 24 maj, por lajmi u konfirmua më vonë nga klubi. 18 vjeçari ndërroi jetë në gjumë.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/tjeter-vdekje-trondit-futbollin-18-vjecari-nderron-jete-ne-gjume/

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb