Prokuroria e Lezhës ka lëshuar 10 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në këtë zonë. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se mes të ndaluarve mësohet se ka zyrtarë publikë dhe punonjës policie.

Masat janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, ndërsa hetimet për këtë çështje janë nisur prej kohësh.

Ende nuk janë bërë publike emrat dhe detajet e personave të përfshirë, pasi operacioni vijon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: