Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja, të dy të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që tjetërsonte prona në Gjirin e Lalzit. Të dy kërkonin shfuqizimin të vendimit të Gjykatës së Apelit të tetorit 2025 që la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për ta.

Vullnet Muça është vëllai i Aleksandër Lahos i njohur si Rrumi, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe dyshohet si kreu i grupit kriminal.

Aleksandër Laho i mbijetoi atentatit të ndodhur te mbikalimi i Shkozetit me 1 nëntor 2019, teksa udhëtonte në makine me ish-prokurorin Arjan Ndoj, që po ashtu mbeti i plagosur. Viktimë e atentatit mbeti Andi Maloku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb