Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e më pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur më të martën në Mitrovicë të Jugut, rreth orës 12:40.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e me pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në paraburgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: