Themeluesi i markës së veshjeve “Patagonia”, Yvon Chouinard ka dhuruar kompaninë e tij me vlerë rreth 3 miliardë dollarë në një fond bamirësie për të luftuar ndryshimet klimatike.

Chouinard tha se çdo fitim që nuk riinvestohet në drejtimin e biznesit do të shkojë në drejtim të kauzës së zgjedhur nga ai.

“Patagonia” është e famshme për një reklamë ku u kërkon blerësve të marrin parasysh kostot për mjedisin përpara se të blejnë një produkt nga ta.

Faqja e internetit e firmës tani shkruan: Toka është tani aksioneri ynë i vetëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb