Rusia ka kërcënuar Japoninë me masa të ashpra, pasi kompania japoneze Terra Drone njoftoi se kishte dërguar dronë në Ukrainë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se Moska ka burimet e nevojshme për të ndërmarrë masa kundër Japonisë, pa specifikuar se cilat mund të jenë ato.

“Besoj se do të na dëgjojnë në Tokio”, deklaroi Zakharova.

Ajo përsëriti gjithashtu qëndrimin e Moskës se objektet e prodhimit të armëve në territorin ukrainas konsiderohen objektiva legjitime për sulme ruse.

Njoftimi i Terra Drone-s vjen në një kohë kur Ukraina po kërkon të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake dhe teknologjike për t’u përballur me pushtimin rus. Hollësitë për llojin dhe numrin e dronëve të dërguar nuk janë bërë të ditura.

Paralajmërimi i Moskës shton tensionet me Japoninë, e cila ka mbështetur Ukrainën dhe ka dënuar pushtimin rus, në koordinim me vendet e tjera të G7-s.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: