Tom Cruise dhe Elsina Khairova i dhanë fund lidhjes së tyre të shkurtër, sipas një burim nga ambienti i tyre që konfirmon lajmin.

Rreth një muaj më parë, raportimet thonin që çifti ishte ftohur, ndërsa disa folën për fundin e lidhjes së tyre që do të vinte “së shpejti”.

Burimi shpjegoi se Elsina Khairova ishte ajo që zgjodhi të ndahej. “Nuk ka marrëdhënie të këqija mes tyre. Ata thjesht kishin një ide të ndryshme se si donin të ishte marrëdhënia e tyre,” shpjegoi ai. Ish-çifti u panë për herë të parë së bashku në një festë në dhjetor 2023 në Londër.

Kohët e fundit, kur raportimet e para filluan të flisnin për një krizë në marrëdhënien e tyre, një burim i afërt me aktorin tha për Page Six: “Tom ndjeu se gjërat po ecnin shumë shpejt, veçanërisht në media. Ai nuk ishte ende gati, por ata janë ende në kontakt.”

Burimi tha gjithashtu: “Tom dëshiron ta marrë ngadalë me këdo pasi mendon se është lënduar nga disa prej ish-ve të tij.” Më pas burimi shtoi se Cruise donte ta mbante romancën më private.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb