Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se kreu I PSD Tomë Doshi është larguar në përpjekje për t’i shpëtuar një urdhër-arresti nga SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme pak ditë më parë, Tomë Doshi sipas tij është urdhëruar që “t’ia mbathë”.

“Toma ia mbathi!
Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.
Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.

 

B8f5e27f 314e 4b4d A788 1e016802e50a
B8f5e27f 314e 4b4d A788 1e016802e50a

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb