Tonali foli së fundmi për të ardhmen te Newcastle United, duke pranuar se nuk garanton se do të qëndrojë në St James’ Park për një kohë të gjatë.

Pas fitores 2-0 të “Magpies” në  Champions, ai tha se nuk bën premtime afatgjata, duke lënë të kuptohet se mund të largohet.

Kjo përgjigje bëri që të zgjojë interesin e skuadrave të Serie A si Juventus dhe Milan, të cilat po monitorojnë nga afër situatën e tij.

Komentet e Tonalit vijnë pavarësisht qëndrimit të vendosur të Newcastle se mesfushori mbetet një figurë kyçe në planet e trajnerit Howe.

25-vjeçari, i cili iu bashkua Newcastle-t nga Milan në një transferim prej 55 milionë funtesh në vitin 2023 rinovoi kontratën me klubin deri në vitin 2028 me opsionin e një viti tjetër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb