Deputetët e opozitës, vijojnë të bllokojnë Kuvendin, ndërkohë që shumë prej tyre kanë bllokuar ulëset e ministrave.
Sakaq, në një lidhje live në FB Bardhi dëgjohet teksa i kërkon llogari Peleshit, se pse nuk i ka dhënë anëtarëve të Këshillit të Imuniteteve që të japë informacione dhe dosjen për Ballukun.
“E ke mbyllur Belindën në kasafortë, na jep dokumentet!”, dëgjohet teksa thotë Bardhi.
Të njëjtën gjë kërkon dhe Berisha i cili i drejtohet Peleshit; Sill Lubinë këtu! Sill palloshin!
