Skandali me domatet e kthyer nga Kroacia zbuloi serat në pronësi të shtetasit Mariglen Qorri, në afërsi të Beratit, të cilat eksportuan tonelata me produktin e kontaminuar me pesticide tej normave të lejuara.
Pamjet, të siguruara nga News24, tregojnë kushtet e serave të domateve, ku dyshohet se ka pasur përdorim të pakontrolluar të kimikateve. Serrat i përkasin subjektit “Era Fruit”, në pronësi të Mariglen Qorrit, tashmë i arrestuar si një nga personat kyç të rastit.
Kujtojmë se autoritetet kroate kthyen me urgjencë tonelata me domate shqiptare, të cilat rezultuan me pesticide të ndaluara ose në nivele të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.
Në pranga përfunduan edhe dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Berat, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani, të dy të dyshuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë miratuar certifikata kontrolli pa ndjekur procedurat përkatëse.
