Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar se një pjesë e rëndësishme e grupit kriminal ndërkombëtar të trafikut të kokainës që u zbulua së fundmi përbëhej nga katër vëllezër nga Shqipëria: Riza Çela, Ardian Çela, Albin Çela dhe Elvis Çela.

Sipas SPAK, vëllezërit kishin role kyçe në funksionimin e rrjetit që operonte nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe më pas kanalizonte fitimet marramendëse në Shqipëri.

Grupi përdorte metoda të sofistikuara për transportin dhe shpërndarjen e drogës, si dhe për pastrimin e qindra milionë eurove të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Operacioni ndërkombëtar që çoi në zbardhjen e aktivitetit të tyre u realizua në bashkëpunim me agjencitë partnere europiane, duke sekuestruar tonelata kokaine dhe duke dokumentuar kanalet financiare të pastrimit të parave.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb