TIRANE- Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe një nga figurat kryesore të së djathtës, Jozefina Topalli, e sheh zgjidhjen e situatës brenda Partisë Demokratike me largimin e Bashës. Ndërkohë që në PD zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të partisë, Topalli akuzon Bashën për manipulim të procesit.
Në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24”, Jozefina Topalli tha se Basha ka urdhëruar mbushjen e kutive të votimit me fletë që nuk mbajnë votën e demokratëve.
“Përshendetje demokratëve qe refuzuan farsën. E dinin që ishte farse, e dinim që ishte e paracaktuar, e dinim që do manipulohej, por nuk dinim sa i madh do ishte refuzimi. Refuzimi rezultoi gjigand. Bravo i qoftë demokratëve që refuzuan farsën dhe detyruan Lulin të japë urdhërin për mbushjen e kutive dhe fallsifikimin e pjesëmarrjes. Demokratët, me refuzimin e tyre po mbajnë gjallë shpresën për nesër. Zgjidhja në PD mund të bëhet vetëm duke larguar Bashës. Ai është personi që ka sjellë përçarjen në PD, është njeriu që i kapur në panik po falsifikon pjesëmarrjen dhe rezultatin në këto zgjedhje”, tha Topalli.
(el.sp/BalkanWeb)

si qindra mijera te tjere demokrate edhe zonja Jozefine ka te drejte, por ama tash e tutje duhet nje pergjigje e forte ndaj atij qe ozurpoi postin e kr PD. boll me deklarata dhe fjale. PD ra ne duart e nje njeriu te pazote, i lidhur me segmentet e qeverisjes Rama. eshte urgjente.
Luli nuk po ben asgje që nuk e ka ba Berisha ma pare. Berisha bente votime fiktive ne PD me rezultate te percaktuara. Pse çuditet tani Jozefina Topalli? Pse nuk ju kundervu babait te saj shpirtror Berishes që I perdhunoi te gjithe në PD dhe instaloi diktaturen në parti. Pse I kujtohet Dhjetori Jozefines dhe nuk I kujtohet që ulej në te njejten karrige më Kaç Islamin, armikun e betuar te idealeve te Dhjetorit!! Kush e solli Islamin në PD Luli??? Pse nuk e refuzove mandatin ti e perndjekura e shekullit?
Ju Lulin vete e zgjodhet dhe e meritoni dhe ta mbani, mjere shoqeria Shqiptare se ju në një Kazan zjeni….turp!!!!
Po pse ti cfare bere e po ben ne PD, po bashkon apo po percan???
Te eshte erresuar truri dhe arsyja nga mllefi personal.
Ti nuk perfaqeson shumicen e demokrateve moj zonje, harroje.