TIRANË-Kryetari i Frymës së Re Demokratike (FRD) Bamir Topi në një takim me strukturat e partisë në Librazhd hodhi akuza si në drejtim të opozitës por duke kritikuar dhe maxhorancën.
Sa i përket cështjes së hapjes së dosjeve, kreu i FRD theksoi se “edhe në kontingjentin e ri të politikës ka njerëz me dosje”.
“Opozita ka braktisur parlamentin, ka tradhtuar elektoratin, kurse shumica nuk po i kthehet halleve të shqiptarëve. Opozita kritika për problemet që la trashëgimi, kurse qeveria nuk po e lufton korrupsionin”.
Topi shprehu shqetësimin sot nga qyteti i Librazhdit, se reforma në drejtësi nuk po zhvillohet.

Ndërkaq përpos këtyre problemeve, tha Topi, “kemi një KQZ që ende nuk mund të garantojë votën. Shumica duhet të kontribuojë në ligjin zgjedhor. Historia e vjedhjes së zgjedhjeve duhet të marrë”.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb