“France Football” ka publikuar sot listën e 30 futbollistëve kandidatë për të fituar “Topin e Artë” për këtë edicion dhe ashtu siç pritej, kishte një dominim të dukshëm të lojtarëve të PSG-së.
Parisienët kishin 9 lojtarë në listë dhe po t’u shtosh edhe Ferran Torres që iu bashkua së fundmi, numri shkonte në 10.
Sigurisht, ka edhe një numër të madh futbollistësh të Spanjës që u shpall kampione bote, me disa prej protagonistëve kryesorë të ekipit në rrugëtimin drejt trofeut.
Kandidat është edhe Lionel Mesi, por jo Kristiano Ronaldo, i cili çuditërisht sheh në këtë listë shokun e tij të skuadrës, Sadio Mane.
LISTA
– Xhud Bellingam (Real Madrid)
– Pau Kubarsi (Barcelona)
– Mark Kukureja (Çelsi /Real Madrid)
– Ousman Dembele (PSG)
– Luis Diaz (Bajern Mynih)
– Bruno Fernandes (Mançester Junajtid)
– Erling Haland (Mançester Siti)
– Gabriel Magajaesh (Arsenal)
– Herri Kejn (Bajern Mynih)
– Ashraf Hakimi (PSG)
– Lamin Jamal (Barcelona)
– Kviça Kvaratskhelia (PSG)
– Markinjos (PSG)
– Sadio Mane (Al Nasr)
– Lautaro Martinez (Inter)
– Kilian Mbape (Real Madrid)
– Nuno Mendes (PSG)
– Lionel Mesi (Inter Majemi)
– Majkëll Olize (Bajern Mynih)
– Zhoao Nevesh(PSG)
– Uillian Paço (PSG)
– Hulian Kuinones (Al Kadsiah)
– Deklan Rajs (Arsenal)
– Rodri (Mançester Siti / Barcelona)
– Fabian Ruiz (PSG)
– Ferran Torres (Barcelona / PSG)
– Uilliam Saliba (Arsenal)
– Dajot Upamekano (Bajern Mynih)
– Vinicius (Real Madrid)
– Vitinja (PSG)
