Cristiano Ronaldo për të bërë të vetin “Topin e katërt të Artë” ka patur edhe votën shqiptare. Besnik Dizdari është gazetari që përfaqëson Shqipërinë në revistën “Franc Futboll”, i cili tregon se i përzgjedhuri tij ka qenë ylli portugez.

Më pas Dizdari ka renditur Neymar dhe Lionel Messin. Kriteri mbi të cilin gazetari ka bërë vlersimet kanë qenë trofetë që këta futbollistë kanë fituar sezonin e fundit, ku dominon Ronaldo, raporton Dizdari për TV Klan.

Votat për tre protagonistët kryesorë ishin: Ronaldo i votuar 137 herë i pari, Messi 13 herë dhe Antonio Griezman 7 herë. Një diferencë shumë e madhe kjo e Ronaldos që pothuajse nuk kishte konkurentë këtë vit.

Që nga 2008-ta “Topi I Artë” është bërë pre e vetëm dy lojtarëve, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Me argjentinasin që udhëheq me pesë të tillë dhe portugezi një më pak, katër.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: