SPANJE-Një toreador spanjoll shpëtoi për mrekulli nga vdekja gjatë një ‘dyluftimi’ me një dem.
Saul Jimenez Fortez, i cili humbi përqendrimin dhe u godit disa herë prej demit gjatë festivalit “San Isidro” në Spanjë, mori dy plagë të rënda, njërën në stomak dhe tjetrën poshtë qafës.
Pas shtrimit në spital mjekët njoftuan së është jashtë rrezikut për jetën dhe i vetëdijshëm. Kjo është hera e dytë që Fortez goditet nga demi.
Edhe vitin e kaluar toreadori pësoi një incident të ngjashëm, por jo me plagë të rënda.(da.xha/BalkanWeb)
