Torino largoi trajnerin Baroni dhe zgjodhi të firmoste me D’Aversën. Mbrojtësi i kombëtares, Ardjan Ismajli vlerësoi në maksimum teknikun e ri të skuadrës, D’Aversa.
“Sapo D’Aversa mbërriti, ai solli sërish vetëbesimin dhe mentalitetin, vullnetin për mos t’u dorëzuar asnjëherë. Kemi punuar bashkë për një vit e gjysmë dhe marrëdhënia jonë është e mrekullueshme.
Ai foli me të gjithë. Rëndësia e tij në ndeshjen me Lacion ishte e dukshme”, ka thënë Ardian Ismajli.
