KANADA-Panda gjigande Da Mao duket se po zbavitet së tepërmi me mikun e saj të ri, një plak prej dëbore i krijuar nga vizitorët në Kopshtin zoologjik të Torontos.

E përkëdhel, kërkon të luajë me të, por nuk merr asnjë ‘aprovim’ prej tij.

Në këtë moment nuk i mbetet tjetër vetëm mënyrat e forta. Hipën mbi kokën e njeriut prej bore dhe në pak kohë e shkatërron.

Panda në Kopshtin Zoologjik, duket se ka ngatërruar skulpturën prej bore me një mik, dhe kur ky i fundit nuk merr pjesë në festë, e prish fare.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: