Komisioneri i Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets,
tha se detajet në lidhje me personin që kastroi e më pas vrau një të burgosur lufte ukrainas janë identifikuar.

Nexta raporton se janë bërë të ditura edhe detajet e të afërmve të tij, por ende nuk do të bëhen publike.

 

Kujtojmë se ditën e djeshme u bënë virale në rrjet pamjet, pjesë e të cilave janë veprimet rrëqethëse të mercenarëve rus ndaj një të burgosuri lufte ukrainas.

Mercenari torturoi brutalisht dhe më pas kastroi me thikë pengun ukrainas.
Ushtari ukrainas u qëllua dhe më pas u tërhoq zvarrë ndërsa ishte i lidhur me litarë nga këmbët.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb