Drejtuesi i portalit Timoni.al, Almer Toska, i ftuar në studion e News 24, ka ngritur akuza të forta mbi situatën e zgjedhjeve në Fier, duke pretenduar se qytetarëve nuk u është lejuar të votojnë të lirë.
Sipas tij, figura të rëndësishme të maxhorancës si Belinda Balluku dhe Ceno Klosi kanë ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë përmes korrupsionit dhe blerjes së votave. Toska theksoi se “banda më e fuqishme është ajo e pushtetit”, ndërsa deklaroi se ndikimi i këtyre aktorëve ka arritur deri në strukturat e Partisë Demokratike në Fier, me qëllim zbehjen e opozitës.
Ai përmendi shifra konkrete, si 200 euro për një votë, dhe akuzoi Ballukun për përfshirje në një aferë 64 milionë euro, ndërsa Ceno Klosin për pasuri të pajustifikuar.
Drejtuesi i Timoni.al, Almer Toska: Qytetarët në Fier nuk janë lejuar që të votojnë të lirë. Balluku është një qenie korruptive dhe ka shkuar në Fier, bashkë me drejtorët e saj. Balluku ka takuar çdo element të rëndësishëm në Fier. Balluku i ka ofruar pushtet, i ka ofruar gjitha benefitet që ajo zotëron nëpërmjet pushtetit të saj dhe i ka joshur. Banda më e pushtetshme është banda e pushtetit dhe jo banda kriminale. Balluku ka bandë pas vetes. Belinda Balluku me njerëzit e saj kanë arritur të penetrojnë edhe në PD-në e Fierit, që të zbehë elementë opozitarë. Belinda Balluku dhe Ceno Klosi kanë kryer pa fund abuzime me pushtetin. Kanë aq shumë para, sa blejnë edhe gjithë opozitën, jo vetëm qarkun e Fierit. Janë dhënë 200 euro për një votë. Balluku akuzohet për 64 milionë eurot e ‘tigrave’, dy anijet që prodhojnë energji. Ceno Klosi për disa vite ka vendosur 900 mijë euro pasuri.