TIRANE-Avokati i Popullit, nëpërmjet një deklaratë për mediat është fokusuar në mbrojtjen dhe promovimin e personave me aftësi të kufizuara në ditën botërore të tyre, (shpallur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1992, datë 3 Dhjetorin).
Avokati i Popullit ka sjellë në vëmendje një sërë problematikash që hasen për këtë kadegori si “mungesa e përshtatshmërisë së aksesit në ambientet publike dhe private, moszbatimi i rimbursimit të biletës në transportin urban, mohimi i të drejtës të përfaqësimit, moszbatimi i dispozitave ligjore për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, mungesa e statistikave për personat me sëmundje të rënda mendore, mosdhënia në kohë e pagesave të aftësisë së kufizuar, kanë qenë disa nga problematikat”.
“Gjithashtu një problem shqetësues mbetet aksesi i personave me aftësi të kufizuara në drejtësi, strukturat qeveritare në nivel qendror dhe lokal, i identifikuar si një prej 12 rekomandimeve prioritare të Komisionit Europian për Shqipërinë”, thuhet në deklaratë nga Avokati i Popullit.
Po ashtu, Avokatit të Popullit u ka kërkuar strukturave shtetërore të angazhohen maksimalisht e të kenë prioritet çështjen e personave me aftësi të kufizuara, pasi ato mbeten ndër shtresat më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare dhe është kërkuar bashkëpunimi dhe vëndosmëria drejt krijimit të një shoqërie për të gjithë.Ky realitet gërryes ndaj personave me aftësi të kufizuara duhet të ndryshojë.
Në vitin 1992, Asambleja e Kombeve të Bashkuara shpalli 3 Dhjetorin ditë të personave me aftësi te kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuar.
(d.b/BalkanWeb)
