Igor Tudor, tekniku i Tottenham ka folur së fundmi për situatën te londinezët. Ai  thekson se edhe nëse shkarkohet, gjërat te ky ekip nuk do ndryshojnë.

“Njerëzit mendojnë se një trajner i ri do të vijë dhe gjërat do të ndryshojnë dhe problemet do të zgjidhen. Më bën të qesh. Kur njerëzit duan një trajner të ri, është një shpresë e re. Njerëzit gjithmonë duan shpresë të re se gjërat do të ndryshojnë, por realiteti është krejtësisht i ndryshëm. Realiteti nuk është ky.

“Në këtë botë ku të gjithë kanë një mendim, nuk mund të fitosh kurrë. Por si trajnerë duhet të përqendrohemi në atë që mund të ndryshojmë. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të besojmë në vetvete”, ka thënë Tudor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb