Të mërkurën mbrëma do të luhet finalja e Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Interit. Për takimin që do luhet në “Olimpico” të Romës, legjenda e njohur Francesco Totti, ka thënë se do donte që Kupën ta fitonte skuadra nga Firence, ndërsa sa i takon finales së Champions League (City-Inter), ai shpreh dëshirën për triumfin e zikaltërve.

“Favoriti, është e vështirë ta gjesh në finale, në një ndeshje të vetme ku çdo gjë mund të ndodhë. Mes të dyjave, Interi do të ecë përpara, por do të isha i lumtur nëse Fiorentina do të fitonte. Ndoshta Interi do ta kompensonte atë në Champions League.”-tha Totti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb