Protestuesit janë rikthyer sërish mbrëmjen e sotme para Kuvendit, aty ku më herët gjatë ditës u regjistruan incidente dhe përplasje me forcat e policisë.
Të mbledhur përpara godinës së Parlamentit, ata kanë brohoritur në kor: “Tradhtarë, këlyshë komunistësh” dhe “Polici e krimit”, duke vijuar protestën e tyre kundër qeverisë.
Më herët gjatë ditës, para Kuvendit u zhvillua një protestë që u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit. Gjatë incidenteve, gjashtë protestues u shoqëruan në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, ndërsa u liruan disa orë më vonë, pas përfundimit të procedurave.
Pas marshimit para Kryeministrisë, protestuesit u rikthyen edhe një herë te Kuvendi, duke përsëritur thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe Policisë së Shtetit.
