Marina Ovsyannikova, një gazetare ruse e cila doli kundër luftës në Ukrainë është akuzuar si spiune britanike.

Ovsyannikova një redaktore në Channel One të Rusisë, është akuzuar për protestë të paligjshme pas incidentit kur ajo mbante një pankartë në transmetim ku shkruhej: “Ndalo luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë.”

Kirill Kleimyonov, kreu i divizionit të lajmeve të Channel One, u shfaq në programin e lajmeve sot duke pretenduar se ajo ishte një spiune britanike.

“Jo shumë kohë përpara, sipas informacioneve tona, Marina Ovsyannikova foli me ambasadën britanike,” pohoi Kleimyonov. “Kush prej jush ka pasur një bisedë telefonike me një ambasadë të huaj?

Të jesh emocionalisht impulsiv është një gjë, por tradhtia është krejt tjetër. Dhe kur një person tradhton atdheun e tij ftohtë, dyfish, në këmbim të një bonusi. Tradhtia është gjithmonë zgjedhja personale e dikujt. Por ju duhet t’i quani gjërat ashtu siç janë.”

Ovsyannikova dha intervistën e saj të parë për mediat amerikane gjatë fundjavës, duke shpjeguar vendimin e saj për të qëndruar në Rusi. Ajo shpresonte se protesta e saj do të kishte jehonë tek njerëzit e zakonshëm.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: