Policia greke në Artë ka arrestuar një shtetas shqiptar 55 vjeç për trafik emigrantësh nga Shqipëria. Pas një kontrolli në makinën e 55-vjeçarit, u kapën 5 shtetas shqiptarë që kishin hyrë në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Bëhet fjalë për 3 burra të moshave 26, 28 dhe 47 si dhe 2 gra, mosha 27 dhe 55 vjeçe. Të pestë emigrantët e paligjshëm ishin në listën e zezë për ndalim qarkullimi në zonën Schengen.

Në ditët në vijim i arrestuari do paraqitet në prokurorinë e zonës për akuzën e trafikut të njerëzve kundrejt pagesës. Makina u sekuestrua ndërsa pritet dhe vendimi i deportimit për shqiptarët e paligjshëm.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb