Goditet një grup i shpërndarjes së kokainës në Greqi, ndërssa në pranga ka rënë një shqiptar dhe një grek.

Operacioni i policisë greke është zhvilluar në Larisa, ku është arrestuar një 32 vjeçar shqiptar dhe një grek 48 vjeç. Sakaq, janë sekuestruar mbi 640 gram kokainë, 4725 euro, 5 celularë etj.

Rezulton se shqiptari furnizonte me kokainë grekun dhe ky i fundit e shpërndante në klientë të ndryshëm me mjetin e tij taksi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: