Data shënon 6 qershor, temperaturat janë rritur dhe shumë njerëz zgjedhin të bëjnë plazh.
Gazetari Bledi Dokle raporton për Balkanweb se në Rrugën e Kombit ka trafik të dendur.
Trafiku po ndodh, për shkak se shumë qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdetin e Shqipërisë.
Siç shikohet në pamje, radha është kilometrike dhe makinat ecin me ngadalë.
(Balkanweb)
