TIRANE- Dy vajzat e arrestuara sot në mesin e 26 personave të tjerë, kanë pasur rol kyç në trafikun e drogës. Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Tiranës, Sonila Dinoshi dhe Aurora Liço kishin rolin e koordinatores së shpërndarjes së lëndës së ndaluar. Sakaq, dyshohet se një tjetër femër mund të ketë pasur rolin e shpërndarëses.
Sipas organit të akuzës, mësohet se heroina sigurohej nga Julian Bushati. Ai merrte çdo pesë ditë një sasi prej 100-¬200 gramë drogë. Më pas, këtë sasi e përpunonte në banesën e tij duke e trefishuar me përzierës. Për këtë ai kishte edhe mjete të posaçme që i përdorte në një dhomë të përshtatur si minilaborator droge. Pasi sasia e heroinës përpunohej aty, ai i dërgonte çdo ditë nga 100-¬150 gramë shtetasit Sokol Kapllani, ndërsa pjesën tjetër e shpërndante tek persona të tjerë.
Kllapi bashkë me Sonila Dinoshit, të dy përdorues heroine dhe kraku, kishin marrë një apartament me qira ku ndanin në porcione nga 0.3 gramë këndën narkotike, duke paketuar për shitje deri në 250 doza. Një dozë shitej me vlerën një mijë lekë të rinj, duke bërë që xhiroja ditore vetëm prej tyre të ishte deri në 250 mijë lekë të rinj, me fitim 120 mijë lekë të rinj.
Shpërndarja e drogës fillonte në orën 08:00 dhe vazhdonte deri në mbrëmje. Për të shpërndarë drogën, Sokol Kllapi kishte blerë së fundmi një automjet “Ford Fiesta”, për të mos rënë në sy, e cila u bllokua mbrëmë gjatë operacionit “Epilog”. Sipas raportit hetimi nisi në muajin maj të këtij viti, pas arrestimit të Armando Muratit, që kishte blerë heroinë tek Julian Bushati. Sonila Dinoshi është dënuar edhe më parë, për shitje e shpërndarje të heroinës, ndërsa Aurora Liço, në vitin 2008, është kapur nga policia në doganën e Kapshticës, duke trafikuar heroinë, ndërsa edhe më parë ka qenë e arrestuar për shitje heroine.
Skema e shpërndarjes së heroinës sipas Prokurorisë
Nga zhvillimi i hetimit, ka rezultuar së këta shtetas bashkëpunonjnë në mënyrë të rregullt dhe të vazhdueshme me subjekte të tjerë. Nga tërësia e veprimeve të deritanishme rezulton se:
– shtetasi A.M. ju shet lënde narkotike te llojit Heroine shtetasit S.K; Julian Bushati dhe Sonila Dinoshi, nga të cilët merr direktiva për veprimet që kryen si shitje narkotikësh, furnizim dhe grumbullimin e lekeve nga shitësit e tjerë.
– Shtetasi Alfred Naço bashkëpunon për shitje dhe blerje narkotikesh me shtetasin Halil Sallaku; dhe me djalin e tij, Marsel Naço.
– Shtetasi S.K dhe Sonila Dinoshi bashkëpunojnë me personat, të cilët merren me shitjen e narkotikeve për llogari të grupit që drejtohet nga Julian Bushati dhe S.K.
– Halil Sallaku bashkëpunon me shtetasit Rudolf Kallbaqi; Alfred Naço; Indrit Sallahu; Spartak Piciri dhe Dardan Jaku për shitje dhe blerje lënde narktotike dhe ndarje fitimesh nga ky aktivitet kriminal.
– Shtetasi Indrit Sallaku i njohur si nipi i shtetasit halil Sallaku, merret me shitje të lëndëve narkotike për llogari të këtij të fundit.
– Shtetasi Atrias Çizmja është shitës Kokaine dhe furnizon me kokaine shtetasit Julian Bushati; Kol Kllapi; Sonila Dinoshi
– Shtetasi Spartak Piciri dyshohet se trafikon sasi lënde narkotike në bashkëpunim me shtetasin Halil Sallaku.
– Shtetasi Dardan Jaku bashkëpunon me shtetasit halil Sallaku dhe Indrit Sallaku për tu furnizuar me lënde narkotike nga këta të fundit.
– Shtetasi Dardan Prengzi bashkëpunon me shtetasin Halil Sallaku, nga i cili dyshohet se furnizohet me lëndë narkotike, të cilën e shet më pas në përdorues të ndryshëm.
– Shtetasi Rudolf Kallbaqi dyshohet se furnizohet me lende narkotike te llojit Kokaine nga shtetasi Halil Sallaku dhe me pas e shet atë tek përdorues të ndryshëm në zone e Tiranës se Re.
– Shtetasi Evis Dalanaj bashkëpunon në shitjen e narkotikeve me shtetasin Rudolf Kallbaqi.
– Shtetasi Bledi Çarçani bashkëpunon me shtetasit Rudolf Kallbaqi dhe Evis Dalanaj nga të cilët furnizohet me lëndë narkotike dhe me pas jua shet përdoruesve të ndryshëm në zonën e Saukut, rrugës së Elbasanit dhe Tiranës se Re pranë sheshit Uilsson.
Në vijin të hetimit, rezulton se shtetasi Julian Bushati lëndën narkotike të llojit heroinë e siguron nëpërmjet shtetasit Alfred Naco ku ky i fundit e siguron tek një shtetas i identifikuar nga ana jonë me emrin Gezim Muhameti (Demiri) me pseudonimin Gëzim Qorri, si edhe tek lidhja e tij shoqërore, Igli Muhametaj. Në dt 18.09.2015 shtetasi Gezim Muhameti, Gentian Xhelili dhe Alma Osmenija janë arrestuar në flagrance pasi janë gjetur me një sasi prej 14.8 gr pluhur i bardhë i dyshuar lënde narkotike e llojit kokaine. Po ashtu, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimi edhe për disa shtetas të tjerë, kryesisht shitës të lëndës narkotike.
(ed.me/BalkanWeb)
