Një aeroplan i vogël turistik u rrëzua sot ndërsa fluturonte mbi Vijat Nazca, një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike ku ndodhet një seri gjeoglifesh të lashta të qytetërimit Nazca, në provincën me të njëjtin emër në Perunë jugore , raportoi kanali shtetëror TVPeru.

Sipas TVPeru, aeroplani mbante 11 pasagjerë dhe dy pilotë.

“Njëmbëdhjetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit humbën jetën”, u tha komandanti i policisë Jorge Andrade gazetarëve në vendin e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb