Tre persona kanë humbur jetën pasi u goditën nga orteku në Alpet Franceze.
Dy prej tyre ishin britanikë ndërsa shtetasi tjetër francez. Dy britanikët, sipas “The Guardian”, ishin pjesë e një grupi personash që bënin ski jashtë pistës në Val d’Isere në Francën juglindore.
Ndërsa shtetasi francez ishte duke lëvizur individualisht dhe duke bërë ski, por fatkeqësisht udhëtimi rezultoi fatal. Autoritetet në Francë, shërbimi meteorologjik kanë paralajmëruar për mot të keq dhe kanë bërë thirrje për rrezik nga ortekët në zonë.
Ndërkohë kohët e fundit në Alpet italiane kanë humbur jetën 11 persona brenda 7 ditëve.
