Të paktën njëmbëdhjetë persona humbën jetën në një aksident trafiku në Bolivinë lindore, ndërsa po udhëtonin në një minibus të drejtuar nga një adoleshent “i moshës 13 deri në 14 vjeç”, njoftoi policia.

“Deri tani, po flasim për 11 të vdekur”, tha Miguel Lipe, oficeri i policisë i caktuar për të hetuar aksidentin, në një stacion televiziv bolivian.

Një listë paraprake e viktimave tregon se të vdekurit ishin katër të mitur dhe shtatë të rritur.

Sipas të njëjtit oficer policie, një nga gjetjet e para të hetimit ishte se drejtuesi i automjetit ishte “një i mitur, i moshës 13 deri në 14 vjeç”, i cili u vra kur ndodhi përplasja.

Sipas informacioneve të tjera të policisë, katër persona të plagosur u shtruan në një spital në zonë.

Makina u përplas me një pemë në një rrugë pranë fshatit Puerto Quijarro, në departamentin e Santa Cruz, pranë kufirit me Brazilin.

Sipas shifrave nga Ministria e Brendshme e Bolivisë, rreth 1,400 njerëz vriten çdo vit në rrugët e vendit të Andeve, në aksidente që i atribuohen kryesisht neglizhencës së shoferëve dhe defekteve mekanike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb