Dhjetë njerëz u vranë dhe tetë u plagosën kur një ndërtesë u shemb në një periferi të Kajros , sipas raportimit të mediave vendas.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Al-Akhbar Al-Youm.
Dëshmitarët okularë deklaruan se shpërthimi i një bombole gazi shkaktoi shembjen e objektit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën për të gjetur banorët që janë bllokuar nën rrënoja.

(BalkanWeb)
