Një urë hekurudhore në ndërtim në provincën Qinghai, Kinë, është shembur duke shkaktuar të paktën 12 viktima. Katër persona të tjerë vijojnë të rezultojnë të zhdukur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa ndërprerje.

Sipas People’s Daily, aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur një kabllo u këput gjatë punimeve. Në atë moment, në kantier ndodheshin 15 punëtorë dhe një mbikëqyrës.

Imazhet e publikuara nga  mediat kineze tregojnë urën e papërfunduar, pjesa qendrore e së cilës nuk është ende e përfunduar, të rrethuar nga dy skela dhe vinça gjigantë.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për shkaqet e shembjes së urës, ndërsa operacionet e kërkimit vijojnë në zonë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: